Osmani pas takimit me Lumir Abdixhikun: Ishte vetëm kafe mes miqësh
Ka përfunduar takimi ndërmjet ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku. Pas përfundimit të takimit, Osmani është shprehur shkurt për media, duke e cilësuar atë si një takim joformal. “Ka qenë kafe mes miqsh”, ka deklaruar ajo teksa është larguar nga ambienti ku u zhvillua takimi. Takimi,…
Lajme
Ka përfunduar takimi ndërmjet ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.
Pas përfundimit të takimit, Osmani është shprehur shkurt për media, duke e cilësuar atë si një takim joformal.
“Ka qenë kafe mes miqsh”, ka deklaruar ajo teksa është larguar nga ambienti ku u zhvillua takimi.
Takimi, i cili zgjati rreth dy orë, u mbajt në një nga restorantet e kryeqytetit dhe erdhi në vazhdën e zhvillimeve të fundit politike, përfshirë edhe caktimin e datës së zgjedhjeve të reja.