Mustafa – Armend Mujës: Grantet e subvencionet e bujqve janë zvogëluar gjithandej
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj ministrit të Bujqësisë Armend Muja pas miratimit të programit bujqësor 2026. Mustafa tha se grantet e subvencioneve për bujqit e fermerët janë zvogëluar gjithandej. “Sot VV i dha shkelm bujqësisë në Kosovë! Grantet e subvencionet për bujqit e fermerët i paskan zvogëluar gjithandej. A jeni gjallë bujq,…
Lajme
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj ministrit të Bujqësisë Armend Muja pas miratimit të programit bujqësor 2026.
Mustafa tha se grantet e subvencioneve për bujqit e fermerët janë zvogëluar gjithandej.
“Sot VV i dha shkelm bujqësisë në Kosovë! Grantet e subvencionet për bujqit e fermerët i paskan zvogëluar gjithandej. A jeni gjallë bujq, fermer, grumbullues, përpunues? Unë ju njoh për trima që nuk e shtrijnë qafën”, ka shkruar Besian Mustafa.