IPK rekomandoi suspendimin e polices për incidentin në Ferizaj
Hetuesit e Departamentit të Hetimeve të Inspektoratit Policor të Kosovës kanë rekomanduar sot policinë që të suspendojë një punonjëseje policore nën dyshimet se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor. Incidenti ku dyshohet se është përfshirë zyrtarja policore raportohet se ka ndodhur sot në Ferizaj. Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës për veprimet hetimore…

Lajme
Hetuesit e Departamentit të Hetimeve të Inspektoratit Policor të Kosovës kanë rekomanduar sot policinë që të suspendojë një punonjëseje policore nën dyshimet se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor.
Incidenti ku dyshohet se është përfshirë zyrtarja policore raportohet se ka ndodhur sot në Ferizaj.
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës për veprimet hetimore janë konsultuar me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të rastit.