IPK ndaloi një zyrtar policor, dyshohet se shkaktoi aksidentin në Qyshk të Pejës

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Qyshk të Pejës, ku për pasojë një këmbësore është goditur nga vetura. E njëjta po pranon tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari është ndaluar, shkruan lajmi.net. IPK ka njoftuar se personi që dyshohet se shkaktoi këtë aksident ishte zyrtar policor por ishte jashtë detyrës zyrtare. “Bazuar…

Lajme

01/04/2025 21:47

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Qyshk të Pejës, ku për pasojë një këmbësore është goditur nga vetura.

E njëjta po pranon tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari është ndaluar, shkruan lajmi.net.

IPK ka njoftuar se personi që dyshohet se shkaktoi këtë aksident ishte zyrtar policor por ishte jashtë detyrës zyrtare.

“Bazuar në veprimet e ndërmarra hetimore të ndërmarra deri tani dhe pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes,  zyrtari policor është arrestuar me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”. Të njëjtit  me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e  ndalimit për 48 orë. Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente”, thuhet në komunikatën e IPK-së. /Lajmi.net/