iPhone 11 celulari më i shitur në botë

iPhone 11 është bërë telefoni inteligjent më i njohur në botë duke tejkaluar rezultatet e arritura një vit më parë nga iPhone XR me gjithë epideminë e koronavirusit që kishte kontraktuar tregun.

Auto & Tek

01/06/2020 11:08

Sipas analistëve të Omdia, iPhone 11 ishte telefoni më i njohur në një shkallë globale në tremujorin e parë të vitit, me shitjen e 19,5 milionë njësive.

IPhone XR kishte ndalur në 13,6 milionë njësi në tremujorin e parë të 2019.

Në vendin e dytë midis smartfonëve më të shitur në tre muajt e parë të vitit 2020 është Galaxy A51 i Samsung me 6,8 milion copë.

Redmi Note 8 dhe Redmi Note 8 Pro të Xiaomi ndjekin me përkatësisht 6,6 dhe 6,1 milionë smartphone.