iOS 9 do t’i stabilizojë pajisjet e vjetra të Apple

WWDC e Apple është ngjarja ku kompania do të prezantojë nivelin e ardhshëm të iOS për iPhone dhe iPad.

Auto & Tek

24/05/2015 16:46

Konferenca Botërore e Apple për Zhvilluesit do të fillojë më 8 qershor 2015 dhe raporte të ndryshme bëjnë të ditur atë çfarë iOS 9 pritet të ofrojë.

Sipas raporteve në 9to5Mac, iPhone-ët dhe iPad-ët do të jenë në gjendje që të veprojnë me iOS 9 në mënyrë efektive.

Raporti gjithashtu shton se Apple ka testuar një version të iOS 9 i cili do të veprojë në mënyrë efektive dhe stabile edhe në pajisje më të vjetra, transmeton Lajmi.net.

Me lansimin e një versioni të ri të iOS, problemi më i madh është që përdoruesit të cilët përdorin pajisje të vjetra, kanë probleme me to pasi që fillojnë të punojnë më ngadalë dhe të kenë probleme të ndryshme sapo të lëvizin në version të ri.

Kur ishte lansuar iOS 7 më 2013, përdoruesit e iPhone 4 dhe 4S ishin ankuar se pajisjet e tyre ishin bërë më të ngadalshme, transmeton Lajmi.net.

Njëjtë kishte ndodhur edhe me lansimin e iOS 8, përdoruesit e iPhone 5, 5c, u ankuan se pajisjet e tyre kishin filluar të shfaqnin probleme të ndryshme. Por, siç duket, iOS 9 pritet që të punojë në mënyrë efektive edhe në pajisje të vjetra.