Inzaghi për ndeshjen ndaj Sampdorias: Do të japim 120 %, por nuk varet nga ne
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka folur përpara ndeshjes së tyre vendimtare ndaj Sampdorias.
Sport
Interi tashmë janë dy pikë prapa Milanit, atyre i duhet fitore në xhiron e fundit dhe më pas të shpresojnë që rivali i qytetit të pësoj humbje ndaj Sassuolos.
E përpara kësaj ndeshje vendimtare ka folur edhe trajneri i ‘Nerrazzurëve’ duke thënë se do ta japin maksimumin, por fitimi i Scudettos nuk varet nga ata.
“Skuadra kishte një javë si çdo tjetër për t’u përgatitur për ndeshjen, ne kemi 90 minuta për të luajtur duke e ditur që nuk varet nga ne, por do të japim 120 % dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ishin fjalët e italianit, përcjell lajmi.net.
Interi do të mirëpres në shtëpi Sampdorian, ndërsa Milan do të luajë në udhëtim drejt Sassuolos të dielën në orën 20:45.