Interi me portier të ri, e ardhmja e Handanovic nuk dihet
Interi ka nënshkruar kontratë me portierin e Ajax, Andre Onanan, por e ardhmja e Handanovic nuk dihet.
Sport
Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, Interi tashmë ka nënshkruar me Andre, për sezonin e ardhshëm.
Inter ka nënshkruar me portierin e Ajax, si një transferim i lirë për sezonin tjetër.
Në lidhje me këtë foli portieri aktual, i cili tha se nuk ka problem për të.
“Nuk është problem për mua, dua vetëm që Interi të jetë i fortë”, ishin fjalët e Handanovic, për Dazn, përcjell lajmi.net.
Ai ka kontratë deri në qershor të këtij viti dhe shpreson të rinovojë.
“Më mbaron kontrata në qershor, shpresoj të arrijmë një marrëveshje, por asgjë nuk është vendosur”, vazhdoi ai.
Slloveni u transferua nga Udinese te Interi në qershor të vitit 2012./Lajmi.net/