Interi ka gati rinovimin tjetër për këtë futbollist

Pas rinovimit të kontratave me Lautaron e Barellan, Interi po vazhdon të mendojë për zgjatjen e kontratave për lojtarët që i konsideron pjesë të rëndësishme të klubit.

Sport

15/11/2021 09:44

Mbrojtësi i majtë, Federico Dimarco është në linjë për një kontratë të re me Interin – sipas Calcio Mercato.

Marrëveshja aktuale e mbrojtësit të majtë 26-vjeçar do të skadojë pas 19 muajsh, por ‘Nerazzurrët’ janë të etur për ta lidhur atë deri në vitin 2026.

Dimarcos do t’i jepet gjithashtu një rritje e konsiderueshme pagash si shpërblim për fillimin e tij mbresëlënës të sezonit.

Italiani është paraqitur 11 herë në Serie A këtë sezon me ‘zikaltrit’ dhe ka regjistruar dy gola dhe dy asistime. /Lajmi.ne/