Interi hap bisedimet me Brozovic për kontratën e re

Pas Nicolo Barellas e Lautaros që janë pranë rinovimit me Interin, 'zikaltrit' janë duke menduar për rinovimin edhe të kroatit Marcelo Brozovic.

Sport

10/10/2021 11:53

Siç raporton, ‘La Gazzetta dello Sport’, ka afrim mes dy palëve dhe një takim i ri do të ndodhë mes ditës së mërkurë dhe të enjte.

Ky do të jetë hapi i parë zyrtar, megjithëse ndoshta jo i vetmi, pasi të tjerë mund të nevojiten për të arritur marrëveshje totale, sidoqoftë mënyra se si do të zhvillohet takimi ka rëndësi, qëndrimi është pozitiv nga të dy palët.

Klubi italian nuk dëshiron të shkojë përtej 4 milionëve plus bonuset, megjithëse lojtari raportohet se kërkon deri në 6 milion në vit.

28-vjeçarit i skadon kontrata në vitin 2022 dhe mund të largohet me parametra zero nga klubi nëse nuk arrin të rinovojë kontratën. /Lajmi.net