Interi fiton për Zanettin
Në ndeshjen përshëndetëse të Javier Zanettit në Giuseppe Meazza, Inter fitoi ndaj Lazios me rezultat të thellë 4:1. Legjenda e Nerazzurrëve u inkuadrua në lojë në minutën e 52-të, nën duartrokitjen e spektatorëve të shumtë në stadium.

Sport
Në ndeshjen e lamtumirës së Javier Zanettit në Giuseppe Meazza, Inter mposhti Lazion me rezultat të thellë 4:1.
Nerazzurrët nderuan më së miri kapitenin legjendar që ka vendosur të pensionohet në fund të këtij sezoni duke i dhënë fund karrierës së tij të lavdishme.
Ai nuk ishte titullar, gjë që fillimisht hidhëroi tifozët e Interit. Lazio kaloi në epërsi menjëherë në minutën e dytë me golin e Giuseppe Biavas.
Por, pas vetëm pesë minutash, Nerazzurrët barazuan nëpërmjet Rodrigo Palacios. Kurse, vendasit kaluan në epërsi në minutën e 34-të, me golin e Mauro Icardit.
Kurse, Palacio shtoi një tjetër gol në minutën e 37-të duke krijuar avantazh komod për Interin para përfundimit të pjesës së parë.
Në minutën e 52-të erdhi momenti i inkuadrimit në lojë të Zanettit i cili zuri vendin e Jonathanit.
Në minutën e 79-të, Hernanes mposhti Etrit Berishën për herë të katërt sonte, me një goditje nga distanca, por nuk festoi në shenjë nderimi për ish skuadrën e tij.
Inter festoi fitoren, por edhe përshëndetjen e kapitenit legjendar të cilin nuk do ta harrojnë kurrë.