Interi e “gjunjëzon” Milanin, kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve

Interi është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve për edicionin 2022/2023, shkruan lajmi.net. “Nerazzurrët” triumfuan 1:0 (3:0 rez. përgjithshëm) edhe në ndeshjen e dytë kundër Milanit në stadiumin “San Siro”. Sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez realizoi golin e vetëm dhe të fitores për Interin në këtë përballje në minutën e 74-të. Gjatë minutave paraprak dy…

Sport

16/05/2023 22:51

Interi është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve për edicionin 2022/2023, shkruan lajmi.net.

“Nerazzurrët” triumfuan 1:0 (3:0 rez. përgjithshëm) edhe në ndeshjen e dytë kundër Milanit në stadiumin “San Siro”.

Sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez realizoi golin e vetëm dhe të fitores për Interin në këtë përballje në minutën e 74-të.

Gjatë minutave paraprak dy skuadrat kishin disa raste të tyre, por pa gjetur cakun e kërkuar.

Leao i Milanit pati mundësi të artë në pjesën e parë, por goditja e këtij të fundit shkoi disa centimetra larg portës së Onanas.

Kjo është finalja e parë e Interit në Ligën e Kampionëve që nga viti 2010 kur edhe e pati fituar trofeun.

Interi në finalen që do të luhet në Stamboll do të përballet me fituesin e takimit Manchester City – Real Madrid (1:1) që ndeshjen e dytë e luajnë të mërkurën (nesër) nga ora 21:00./Lajmi.net/