Interesim i madh për Ramosin

Sipas mediave spanjolle, Manchester City, Chelsea dhe Paris Saint-Germain janë të interesuara për mbrojtësin e Real Madridit, Sergio Ramos. Punto Pelota ka raportuar se tri skuadrat e lartpërmendura janë në kontakt me gjigantin spanjoll në lidhje me mbrojtësin, edhe pse Los Blancos kanë insistuar vazhdimisht se Ramos nuk është në shitje. Pavarësisht kësaj, dyshja nga…

Sport

12/10/2013 21:30

Sipas mediave spanjolle, Manchester City, Chelsea dhe Paris Saint-Germain janë të interesuara për mbrojtësin e Real Madridit, Sergio Ramos.

Punto Pelota ka raportuar se tri skuadrat e lartpërmendura janë në kontakt me gjigantin spanjoll në lidhje me mbrojtësin, edhe pse Los Blancos kanë insistuar vazhdimisht se Ramos nuk është në shitje.

Pavarësisht kësaj, dyshja nga Premierliga dhe PSG kanë shprehur gatishmëri t’i ofrojnë Ramosit pagë të lartë mes 7 deri 9.5 milionë euro në vit. Ish ylli i Sevillas aktualisht përfiton 5.5 milionë euro në stinor në Santiago Bernabeu.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhë krejt kjo, ose nëse Real Madrid do të reagojë duke përmirësuar pagën e mbrojtësit, në mënyrë që të sigurojë qëndrimin e tij në klub.