Inter vështirë se do t’i rezistojë ofertës së Man City për Bastonin

Manchester City po mendon për përforcime në repartin e mbrojtjes.

Sport

18/05/2022 09:58

Skuadra e Pep Guardiola kë shënjestruar mbrojtësin e Inter, Alessandro Bastoni si një opsion për merkaton e verës.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Inter kanë refuzuar një ofertë prej 60 milionë eurove nga Manchester City, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, një insistim i City mund të hap dilema te skuadra ‘Zikaltër’.

Inter kanë shitur emra si Romelu Lukaku, Achraf Hakimi dhe mund të jenë akoma në nevojë për të holla.

Mbetet të shihet se çfarë oferte tjetër do të bëjë Manchester City për mbrojtësin 23 vjeçar. /Lajmi.net/