Inter të interesuar për Onanan

Interi është në kërkim të një pasuesi të Handanovic për sezonin e ardhshëm.

Sport

05/09/2021 13:57

Ndër prioritetet e Interit për sezonin e ardhshëm është edhe gjetja e një portieri të ri, pasi ky mund të jetë sezoni i fundit për Samir Handanovic me klubin italian.

‘Nerazzurri’ po vëzhgojnë profile të ndryshme, përfshirë Andrè Onana i cili po largohet nga Ajaksi dhe aktualisht është ende i skualifikuar.

Portieri kamerunas mund të jetë një shans me kosto të ulët, duke qenë se kontrata skadon qershorin e ardhshëm.

Drejtori sportiv Ajaxit, Marc Overmars ka folur për Onanan duke konfirmuar se rinovimi i kontratës nuk është as afër që të ndodhë dhe se lojtari mund të largohet.

“Rinovim? Në futboll kurrë mos thuaj kurrë, por për momentin nuk mendoj se është diçka që mund të ndodhë së shpejti. Ne ishim shumë të qartë. Ne kaluam shumë kohë duke negociuar për të zgjatur kontratën e tij, por nuk funksionoi. Pastaj i dhamë hapësirë ​​për të lëvizur gjatë verës dhe as kjo nuk ndodhi.

“Natyrisht, megjithatë, si klub duhet të shikojmë përpara, nuk mund të presim për André. Mund të kalojë në tregun e ardhshëm dimëror, natyrisht, por një marrëveshje ekonomike do të duhej ende të gjendej. Përndryshe, ai do të largohet në korrik me një transferim falas”, ka përfunduar holandezi. /Lajmi.net