Inter takohet me agjentët e Haller – Ajax kërkon 35 milionë euro
Skuadra e Inter kanë takuar përfaqësuesit e sulmuesit të Ajax, Sebastian Haller.
Sport
Raportime të ‘Gazzetta dello Sport’ bëjnë të ditur se Inter po synojnë transferimin e Haller dhe tashmë kanë takuar përfaqësuesit e lojtarit, përcjell lajmi.net.
Sulmuesi ka kaluar një formë të shkëlqyer këtë edicion, duke shkëlqyer edhe në Champions League.
Ajax kërkojnë 35 milionë euro për kartonin e lojtarit, por Inter së pari do të diskutojë me agjentët e tij.
Haller ka shënuar 32 gola në 34 ndeshje këtë sezon, duke tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave evropiane.
Çmimi prej 35 milionë eurove është aktualisht i paarritshëm për Inter, por ‘Zikaltërit’ shpresojnë në reduktim të çmimit pas negociatave.
Ish lojtari i West Ham thuhet se është i hapur për largim nga Ajax, kështu që bisedimet mes palëve janë duke vazhduar. /Lajmi.net/