Inter synon t’i largojë Vidal dhe Sanchez për t’ia siguruar pagën Dybalas

Interi e ka marrë shumë seriozisht transferimin e Paolo Dybalas në “Giuseppe Meazza”.

Sport

04/06/2022 08:04

Anipse lojtari tanimë mund të vijë si i lirë, pasi i skadoi kontrata me Juventusin, është paga e tij ajo që nxjerr telashe në kampin “zikaltër”.

Që të mund t’iu sigurohet pagesa e lojtarit, Interi po mendon t’i largojë dy lojtarë. Bëhet fjalë pikërisht për Alexis Sanchez dhe Arturo Vidal të cilët duket se nuk bëjnë pjesë më në skemat e Simone Inzaghit.

Të dy lojtarët po kërkohen nga klube jashtë Evropës, andaj mundësitë që dyshja kiliane të ndërrojë ambient janë të mëdha.

Rikujtojmë se Interi tashmë është në një “minikrizë” financiare, andaj i duhet të bëjë një zgjidhje të mençur në këto momente që të mos pësojë çarje të tjera në këtë drejtim. /Lajmi.net/