Inter synon mega-shkëmbimin me Manchester City, përfshihet Sergio Aguero

Inter është gati për një shkëmbim të madh me skuadrën e Manchester City.

Sport

29/06/2020 10:30

Manchester City dhe Inter mund të vjedhin vëmendjen e merkatos, me lëvizjen që po planifikohet nga ‘Zikaltrit’.

Sipas raportimeve të ‘Calciomercato’, Inter po synon kartonin e Sergio Aguero, transmeton lajmi.net.

Pasur parasysh interesim tash e disa kohë të City për Milan Skriniar, sllovaku mund të jetë ai që do të përfshihet në marrëveshje shkëmbimin.

Largimi i Aguero drejt Inter do të linte hapësira edhe për Gabriel Jesus, në mënyrë që braziliani të shfrytëzojë gjithë potencialin e tij.

Skriniar, i cili është vetëm 25 vjeç, pëlqehet shumë nga City, por ka interesim edhe nga Real Madrid.

Kjo marrëveshje mund t’i shkonte përshtati të dy skuadrave. Mbetet të shihet nëse do të ketë diçka formale, dhe një finalizim të mundshëm të kësaj marrëveshjeje. /Lajmi.net/