Inter s’di të shesë
Vështirësi. Kjo është fjala që e përshkruan më së miri momentin në të cilin gjendet Inter. Shtatë ditë para përfundimit të afatit kalimtar të janarit, presidenti i ri Erick Thohir nuk ka bërë asnjë investim të madh, të premtuar. Shumë tematika, shumë diskutime, dhe vetëm një marrëveshje e arritur, dhe ajo në dalje. Alvaro Pereira…

Sport
Vështirësi. Kjo është fjala që e përshkruan më së miri momentin në të cilin gjendet Inter.
Shtatë ditë para përfundimit të afatit kalimtar të janarit, presidenti i ri Erick Thohir nuk ka bërë asnjë investim të madh, të premtuar. Shumë tematika, shumë diskutime, dhe vetëm një marrëveshje e arritur, dhe ajo në dalje.
Alvaro Pereira u huazua në San Paolo për 18 muaj, me të drejtë të blerjes. Mirëpo, biznesmeni indonezian si dhe dyshja e drejtorëve Ausilio dhe Branca nuk kanë arritur të ‘rehatojnë’ Ishak Belfodil, i cili kërkohet nga Sassuolo, West Ham dhe Queens Park Rangers.
Njësoj edhe për Gaby Mudingay që i pëlqente Livornos dhe Zdravko Kuzmanovic, i cili vështirë se do të qëndrojë në Giuseppe Meazza.
Janë edhe Fredy Guarin e Andrea Ranocchia që Inter ka vendosur t’i sakrifikojë, por derisa në momentet e fundit klubi u tërhoq nga marrëveshja e transferimit të kolumbianit në Juventus, Borussia Dortmund e kërkon Ranochian.
Por, Inter prapë nuk po arrin marrëveshje me gjermanët rreth vlerësimit të mbrojtësit. Dortmund ofron 7 milionë euro, Inter kërkon 15.