Inter rivalizon Arsenalin për Thomas Partey
Thomas Partey do t’i vë në luftë Interin dhe Arsenalin.
Sport
Mesfushori i Atletico Madrid, Thomas Partey, është lojtari që bënë pjesë në listën e dëshirave të Arsenal dhe Inter.
Sipas ‘AS’, Inter kanë shprehur së fundmi interesim në ganezin, duke rivalizuar kështu Arsenalin, transmeton lajmi.net.
Partey është lidhur me një kalim tek Arsenal tash e disa kohë.
Por, Inter mund të ndryshojnë kalkulimet duke ofruar një anësor si Ivan Perisic për Atletico Madrid.
Mbetet të shihet se kush do ta fitojë garën për shërbimet e Thomas Partey. /Lajmi.net/