Inter – PSG, kjo është data dhe orari i finales së Ligës së Kampionëve
PSG është në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve. Arsenali eliminohet, mposhtet edhe në Parc des Princes 2:1 (3:1). Skuadra franceze kërkon lavdinë dhe trofeun në Mynih ndaj Interit. Finalja e madhe do të zhvillohet më 31 maj në ora 21:00.
