Inter po e ‘ndihmon’ Real Madridin për ta transferuar yllin e Juventusit

Real Madrid duket se do të heq dorë nga Luka Modric në fund të këtij sezoni.

Sport

19/03/2019 17:38

Luka Modric ka kohë që po kërkohet nga Interi, andaj Real Madrid është i gatshëm ta largojë atë.

Skuadra spanjolle po kërkon një mesfushor të ri, gjersa Miralem Pjanic është në listën e tyre, përcjell lajmi.net nga Ansa.

Mesfushori boshnjak po kalon nëpër një formë të lartë që disa sezone te Juventus, andaj Real Madrid e do transferimin e tij.

Madrilenët janë të gatshëm që të ofrojnë 70 milionë euro për t’i marrë shërbimet e Miralem Pjanic në afatin e verës. /Lajmi.net/