Inter nuk ‘mashtrohet’ me Umtitin

Barca nuk mund ta bind Interin me kartonin e Samuel Umtiti.

Sport

21/05/2020 22:16

Barcelona vazhdon të jetë në kërkim të transferimit të Lautaro Martinez, por situata ekonomike po i vështirëson punët për katalanët.

Skuadra nga ‘Camp Nou’ po synon që me anë të shkëmbimeve të paguaj më pak për argjentinasin. Kështu, flitet se ata do të ofrojnë edhe Samuel Umtiti.

Por, raportimet nga Italia bëjnë të ditur se Inter nuk janë të interesuar për mbrojtësin francez, transmeton lajmi.net.

‘Zikaltrit’ do ta pranonin lojtarin vetëm në formë huazimi, por jo si përfshirje në marrëveshjen për Lautaro.

Dy klubet janë në bisedime intensive lidhur me Lautaro Martinez. Barca duhet të paguajë 111 milionë euro për kartonin e lojtarit. /Lajmi.net/