Inter në avantazh ndaj Sampdorias pas pjesës së parë

Kampioni Inter është duke avancuar me reazultat 2-1 si mysafir i Sampdorias, ndeshje e vlefshme për xhiron e tretë kampionale.

Sport

12/09/2021 13:30

Sfidën e hapi Federico Dimarco me një eurogol të shënuar nga gjuajtja e lirë në minutën e 18-të, për t’i dhënë avantazhin zi-kaltërve.

Nuk vonoi shumë dhe vendasit e barazuan rezultatin, nëpërmjet Maya Yoshidas në minutën e 36-të.

Inter riktheu sërish avantazhin me anë të Lautaro Martinez i cili shënoi në minutën e 44-të pas një asistimi nga Nicolo Barella, gol me të cilin u mbyll kjo pjesë e parë. /Lajmi.net