Inter ndalet nga Sampdoria

Interi nuk ka arritur të nxjerr më shumë se një barazim në sfidën ndaj Sampdorias, shkruan lajmi.net.

Sport

12/09/2021 14:32

Interi e hapi e para sfidën duke realizuar një supergol përmes italianit, Lorenzo Dimarco në minutën e 18-të.

Nuk vonoi shumë dhe rezultati u barazua nga vendasit, me anë të Maya Yoshidas në minutën e 33-të, kurse mysafirët rikthyen sërish rezultatin në fund të pjesës së parë me anë të Lautaro Martinez në minutën e 44-të, nga një super asist i Nicolo Barellas, dhe me këtë rezultat 2-1 në favor të Inter u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Sampdoria reagoi shpejtë duke e barazuar rezultatin në minutën e 47-të përmes Augellos, gol i cili doli të ishte i fundit i ndeshjes, për tu mbyllur epilogu final me rezultatin 2-2.

Inter kështu ndalet nga Sampdoria pas dy fitoreve, duke qëndruar tani momentalisht në pozitën e dytë me shtatë pikë të mbledhura, gjersa Sampdoria e arrin pikën e dytë të fituar në kampionat, duke u gjendur momentalisht në pozitën e 13-të. /Lajmi.net