Inter mund të shitet

Skuadra italiane, Inter, mund të shitet shkaku i humbjeve të mëdha nga pandemia COVID-19.

Sport

07/01/2021 19:24

Sipas raportimeve në Itali, thuhet se fondi privat i quajtur “Bc Partners” janë tejet të interesuar për të investuar në Inter dhe nuk do të përjashtojnë blerjen e një pjese të shumicës së aksioneve nga Suning, transmeton lajmi.net.

Pronarët kinezë të “Nerazzurrëve” po kërkojnë investitorë të rinj për të ndihmuar në forcimin e fuqisë ekonomike, pas pasojave nga pandemia e COVID-19 në klubet e futbollit në të gjithë botën.

Suning ka përsëritur se ata nuk kanë ndërmend të lëshojnë statusin e tyre si aksionarët kryesorë.

Sidoqoftë, sipas “Sole 24 Ore” dhe “Calcio e Finanza” raportojnë të dy fondet private të kapitalit “Bc Partners” nuk janë të interesuar vetëm për një investim të vogël dhe do të tentojnë një blerje të madhe të aksioneve.

Ata janë në fazat paraprake të procesit dhe ende janë duke e vlerësuar situatën, kështu që nuk do të përjashtojnë një marrje.

Suning zotëron 70% të aksioneve të Inter, me 30% të tjerë që shkojnë në një fond të bazuar në Hong Kong./Lajmi.net/