Inter ka gati zëvendësimin e Lukaku

Inter është duke punuar të gjejë një zëvendësim per sulmuesin belg, Romelu Lukaku.

Sport

28/12/2020 10:13

Romelu Lukaku është një lojtar shumë i rëndësishëm për Inter, ai dhe Lautaro Martinez kanë qenë lojtarët kryesorë të “Nerazzurrëve” në sulm, por kur mungonte belgu në fushë, dallimi dukej.

Për këtë, drejtuesit e Inter janë duke punuar për të sjellur një zëvendësim që do të mbushë zbrazëtirën e lënë nga belgu.

Sipas “Corriere dello Sport” thuhet se bashkëkombësi i Lukakut, Divock Origi përmendet si një kandidat i mundshëm për të zëvendësuar.

Gazeta përmend faktin që lojtarët njihen mes vete dhe vijnë nga i njejti vend, kjo mund të bëjë akomodimin e Origit më të lehtë.

Origi u paraqit për herë të tretë këtë sezon kundër West Bromwich Albion dje, dhe 25-vjeçari dëshiron më shumë kohë loje nga janari e tutje.

Një largim nga Liverpool thuhet se është në konsiderim, pasi ish-sulmuesi i Lille ka nevojë për minuta përpara Euro 2020, ku dëshiron të jetë protagonist për Belgjikën.

Kontrata e Origit skadon në qershor 2024 dhe vlera e tij aktuale e tregut përcaktohet të jetë duku rreth 16 milion./Lajmi.net/