Inter: Gosens i lënduar
Robin Gosens ka pësuar një lëndim.
Sport
Anëtari i skuadrës së Inter, Robin Gosens ka pësuar një lëndim i cili pritet t’ia humb së paku ndeshjen ndaj Bologna.
Mbrojtësi gjerman, i cili mbulon krahun e majtë të fushës, bëhet e ditur të ketë pësuar një lëndim muskulor, përcjell lajmi.net.
Lëndimi është pësuar në seancën stërvitore të mëngjesit të sotëm, thuhet nga skuadra e Inter.
Gjermani pritet që të mos udhëtojë fare për në ‘Dall’Ara’ gjatë të mërkurës, për ndeshjen ndaj Bologna.
Gosens kalonte tek Inter nga Atalanta, në formë huazimi me obligim për blerje. Ai shënoi golin e parë për Inter gjatë javës së kaluar, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë ndaj Milan. /Lajmi.net/