Inter dhe Juventus vihen pas Bellerin
Inter dhe Juventus do të rivalizojnë njëra tjetrën edhe në sferën e merkatos.
Sport
Mbrojtësi i Arsenal, i cili aktivizohet në krahun e djathtë, ka zgjuar vëmendjen e dy gjigantëve të Serie A.
Spanjolli thuhet se preferon largimin nga Arsenal, dhe Serie A po shihet si një destinacion i mundshëm për të.
Sipas raportimeve të ‘ESPN”, 25 vjeçari është i frustruar me mungesën e ambicies te ‘Gunners’, dhe po kërkon ndryshim, transmeton lajmi.net.
Juve dhe Inter janë skuadrat që kanë shënjestruar lojtarin, dhe pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve mund ta tërheq spanjollin.
Deri më tani në këtë sezon, Bellerin është paraqitur 16 herë me Arseanl, duke shënuar një gol dhe shtuar dy asistime. /Lajmi.net/