Inter afër transferimit të Calhanoglu

Mesfushori Hakan Calhanoglu do të largohet nga Milan.

Sport

21/06/2021 13:32

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Calhanoglu nuk do të vazhdojë kontratën e tij me Milan, tranmseton lajmi.net.

Mesfushori pritet të transferohet te rivali i qytetit Inter si futbollist i lirë.

27- vjeçari do të nënshkruajë kontratë tre-vjeçare me pagë rreth 5 milionë euro në sezon.

Turku, sezonin e kaluar zhvilloi 43 paraqitje me fanellën e Milan në të gjitha garat, duke realizuar nëntë gola dhe 12 asistime.

‘Nerazzurët’ po kalojnë periudhë të vështirë financiare por fakti që mesfushori do të jetë futbollist i lirë së shpejti, duket se ka shtyerë drejtuesit ‘zikaltër’ të investojnë në të. /Lajmi.net/