Instagrami ndërmerr këtë hap për parandalimin e vetëvrasjeve
Instagram ka rënë dakord të ndalojë imazhet grafike të lëndimeve të vetvetës, pasi u ngritën kundërshtime në Britani pas vetëvrasjes së një adoleshenti, babai i të cilit tha se platforma për ndarjen e fotografive dhe video kishte kontribuar në vendimin e vetëvrasjes të së ndjerit.
Auto & Tek
Shefi i Instagram-t, Adam Mosseri tha të enjten mbrëma se platforma po bën një sërë ndryshimesh në rregullat e përmbajtjes së saj, transmeton lajmi.net.
“Ne nuk jemi aty kur duhet të jemi në raste të vetëvrasjes, dhe, konsideroj se ne duhet të bëjmë më shumë për të mbrojtur grupet vulnerabël në komunitetin tonë”, deklaroi Mosseri.
Mosseri tha se do të bëhen ndryshime të mëtejshme.
“Unë kam një përgjegjësi për ta bërë këtë ndryshim,” tha ai. “Ne jemi të angazhuar për të gjetur dhe hequr këtë lloj përmbajtjeje dhe do punojmë me ekspertë dhe industrinë më të gjerë për të gjetur mënyra për të mbështetur njerëzit kur ata janë më në nevojë”.
Thirrja për ndryshim të politikave të Instagram u mbështet nga qeveria britanike, pasi familja e 14-vjeçarit Molly Russell gjeti materiale që lidheshin me depresionin dhe vetëvrasjen në llogarinë e të ndjerit në Instagram. /Lajmi.net/