Instagrami mundëson dërgimin e mesazheve DM edhe nga kompjuteri

Në fillim të vitit, Instagrami ua ka mundësua një grupi të vogël të përdoruesve, që të dërgojnë mesazhe DM dhe nga kompjuteri, ndërsa tani ky opsion është në dispozicion për të gjithë.

Auto & Tek

16/04/2020 18:58

Zyrtarët e kësaj platforme për shpërndarjen e fotografive, e ka përdorur llogarinë në Twitter, që t’i njoftojë të gjithë, për mundësinë e re, transmeton Telegrafi.

“Tani mund të pranoni dhe të dërgoni mesazhe DM të Instagrami, nga desktopi i kompjuterit, ku do që jeni nëpër botë”, shkruan në mesazhin që Instagram e shpërndau me përdoruesit.

Shkëmbimi i mesazheve nëpërmjet desktopit, funksionon njëjtë sikurse edhe te aplikacion në smartfon.

Kur përdoruesi të kyçet, do ta sheh ikonën e Direct Message në anën e sipërme të pjesës së djathtë, ndërsa sapo të klikojë mund të rrëshqasë më pas nëpër tërë bisedat ekzistuese.

Me këtë rast, përdoruesit munden edhe ta aktivizojnë opsionin, që njofton për mesazhet DM edhe kur nuk janë duke e shfrytëzuar Instagramin.

Derisa tërë bota është mbyllur si pasojë e coronavirusit, kjo është koha më e mirë që të ketë më shumë aktivitet në rrjete sociale.