Instagram kopjon Snapchat
Përdoruesit e Instagram do të munden tani t’i postojnë fotot dhe videot e tyre që do të zgjasin 24 orë, një cilësi shumë e ngjashme më atë të rivalit të tij Snapchat.
Fun
Snapchat që u lançua në 2011, fitoi famë dhe u bë shumë i suksesshëm sidomos nga moshat e reja të cilat shfrytëzonin privatësinë që aplikacioni ofron. Testet dhe postimet fshihen sapo lexohen dhe skadojnë pas 24 orësh. Snapchat është popullor më shumë tek të rinjtë të cilët duan t’i fshehin postimet e tyre nga sytë e prindërve, të cilët preferojnë më së shumti Facebook, 1.7 milliardë e përdoruesve janë të vjetër. Në Qershor Snapchat prezantoi mundësinë e ruajtjes dhe shpërndarjes së përmbajtjeve ashtu si në Facebook.
Në mënyrë të ngjashme cilësia e re e Instagram do t’i mundësojë 500 milionë përdoruesve të tij që ti publikojnë shkrimet e tyre, pa u shqetësuar për to pas 24 orësh. Risia është “sulmi” i fundit i Facebook, që e bleu Instagram për 1 miliardë dollarë në 2012, ndaj Snapchat që e refuzoi ofertën e Facebook 3 miliardë dollarëshe për ta blerë atë tre vite më parë.
Instagram Stories lejon ndjekësit të dërgojnë direkt mesazhe, por atyre nuk mund t’u bëhet “like” apo të komentohen ashtu si në Facebook. “Ky është hapi i fundit në vendosjen e videove në qendër të shërbimeve tona. Njerëzit tashmë po bëjnë dhe shpërndajnë akoma më shumë video, prandaj në po përpiqemi ta bëjmë këtë më të lehtë.” – shkruan në llogarinë e tij shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg.