Të Infektuar: 102.742

Të Shëruar: 89.141

Të Vdekur: 2.105

Kjo “shaka për vajzat e vogla” në YouTube mund të jetë e rrezikshme

21:46 | 17 Dhjetor 2020

Shakatë (pranks) me fëmijët në YouTube mund të jenë shumë gazmore dhe fitimprurëse, por jo pak herë, ato kanë ngritur dhe problematika të rëndësishme.

Një çift i ri në YouTube shkaktoi një varg reagimesh për “shfrytëzim fëmijësh”, pas publikimit të një videoje. Ryan Ploof dhe e fejuara e tij, Danielle, janë dy YouTubers 21-vjeçar, që drejtojnë kanalin e përbashkët “Ryan dhe Daniellle”.

Kanali i tyre ka thuajse 700.000 abonues. Më 6 dhjetor, ata hodhën një video ku shfaqej mbesa 7-vjeçare e Danielle, të cilën e bënë të mendonte se i kishin ardhur periodat e para.

Titulli i videos është: “Prank: Periodat e para në sy të fejuarit tim! *Reagimi më i lezetshëm*”, si dhe fotografia e vajzës së vogël shtrirë në shtrat. Videoja, pak kohë pas publikimit u përfol në Twitter dhe njerëzit janë shumë të acaruar me idenë, transmeton Lajmi.net.

Disa i referohen si “shfrytëzim fëmijësh”. 7-vjeçarja është shfaqur dhe në video të tjera të çiftit. Për shembull, në një video, Danielle përpiqet ta bëjë të fejuarin e saj të mendojë se mbesa është në fakt vajza e saj. Ajo video numëron më shumë se 7 milionë shikime.

“Zhanri” “shakaja e periodave” (period prank) nuk bëhet për herë të parë nga kanali “Ryan dhe Danielle”. Kanale të tjera familjare në YouTube kanë marrë miliona shikime, duke u vendosur “gjak të rremë” fëmijëve. Nëse kërkoni “period prank” në YouTube, iu shfaqen video me fëmijë 8-9 vjeç. Disa nga videot tregojnë fëmijë të vegjël me gjak të rremë në duar dhe të brendshme.

YouTube tha për Insider se video të tilla nuk shkelin udhëzimet e platformës, por ajo hoqi reklamat nga disa video që Insider i dërgoi. YouTube gjithashtu theksoi se komentet ishin çaktivizuar në dy nga videot, një praktikë që kompania thotë se kufizon rrezikun e shfrytëzimit. Ploof dhe Danielle nuk kanë komentuar ende. /Lajmi.net