Instagram heq dorë nga njoftimi për Screenshot
BuzzFeed News ka raportuar një ndryshim që ka bërë Instagram, një nga aplikacionet më të përdorur të gjithë botën.
Fun
Ekipi i një prej rrjeteve sociale më të preferuar ka konfirmuar se ka hequr dorë nga veçoria se do i dërgonte njoftim personit, storyt të të cilit i keni bërë screenshot.
Ky është një lajm i mirë për të gjithë ata të cilët nuk duan të dalin zbuluar.
Kompania deklaroi disa muaj më parë se po e testonte këtë veçori tek disa përdorues, por me sa duket ka hequr dorë.
Snapchat, një tjetër aplikacion i njohur e ka përdorur këtë veçori tek përdoruesit e tij dhe u dërgonte njoftim personit të cilit i bënin screenshot asaj çfarë kishte postuar. /Lajmi.net/