Instagram, Facebook e Messenger po kanë probleme në shfaqjen e fotografive

Në platformën Downdetector janë shfaqur mbi 10 mijë ankesa nga ora 11 në lidhje me një problem që po hasin rrjetet nën pronësi të kompanisë 'Facebook'.

Auto & Tek

01/04/2020 23:43

Facebook, Instagram dhe Messenger duket se po shfaqin probleme në shfaqjen e fotografive, si dhe në kohën e ngarkimit, kanë bërë të ditur përdoruesit e platformës.

Problemi ka prekur rajonin evropian, por është vërejtur edhe në zonën e Kosovës.

Deri më tani, nuk është dhënë ndonjë shpjegim nga kompania ‘Facebook’ në lidhje me problemin.

Problemi me serverët vjen në kohën kur shumica e vendeve të botës gjenden në karantinë. Rrjetet sociale kanë raportuar ngritje të numrit të përdoruesve aktiv, si rrjedhojë. /Lajmi.net/