Instagram bie sërish nga sistemi

Instagram është goditur nga një ndërprerje për përdoruesit në mbarë botën.

Auto & Tek

18/06/2019 17:51

Aplikacioni në pronësi të Facebook filloi të martën të marrë njoftime për një ndërprerje rreth orës 10:30 të mëngjesit.

Rrjeti popullor social pati një problem të ngjashëm edhe javën e kaluar, transmeton lajmi.net.

Përdoruesit në Evropë, SHBA, Britani të Madhe, Amerikë të Jugut, Australi, Malajzi dhe pjesë të Kinës duket se janë ata që goditen më së shumti nga ndërprerja, sipas Down Detector. /Lajmi.net/