‘Instagram’ bie nga sistemi sërish

Instagram ka ndaluar së funksionuari pasi kryefaqet e përdoruesve nuk rifreskoheshin në vazhdimësi.

Auto & Tek

07/08/2019 17:50

Përdoruesit raportojnë që postimet e reja po refuzojnë të shfaqen në kryefaqen e tyre, duke bërë që ata të shikojnë fotografitë e vjetra, transmeton lajmi.net.

Si i tillë, problemi mund të mos jetë i qartë: aplikacioni mund të duket normal, por fotografitë që shfaqen mund të jenë të vjetra.

Instagram është goditur nga një sërë problemesh kohët e fundit, dhe më e fundit vjen pas saktësisht një muaj që prej problemeve më të mëdha në historinë e platformës.

Për dallim nga shërbimet e tjera kryesore, Instagram nuk mban ndonjë faqe për t’i informuar përdoruesit për problemet. /Lajmi.net/