Inspektorati në Fushë Kosovë ndalon punimet në disa objekte që nuk posedojnë leje ndërtimi
Drejtoria e Inspektoratit në Fushë Kosovë, ka ndërmarrë aksion në terren, ku ka ndaluar punimet në disa objekte që nuk posedojnë leje ndërtimi. Për këtë ka njoftuar Komuna e Fushë Kosovës përmes një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net. “Gjatë këtij aksioni, inspektorët kanë konstatuar parregullsi ligjore dhe, në përputhje me kompetencat e tyre, kanë urdhëruar…
Lajme
Drejtoria e Inspektoratit në Fushë Kosovë, ka ndërmarrë aksion në terren, ku ka ndaluar punimet në disa objekte që nuk posedojnë leje ndërtimi.
Për këtë ka njoftuar Komuna e Fushë Kosovës përmes një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net.
“Gjatë këtij aksioni, inspektorët kanë konstatuar parregullsi ligjore dhe, në përputhje me kompetencat e tyre, kanë urdhëruar ndërprerjen e menjëhershme të punimeve deri në pajisjen me dokumentacionin e nevojshëm. Komuna mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e një zhvillimi urban të rregullt dhe të sigurt për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: