Inspektorati i Kryeqytetit gjobit me 100 euro shoferin që ishte parkuar në zonë të gjelbëruar

Inspektorati i Kryeqytetit ka njoftuar se po vazhdojnë kontrollet në terren ndaj parkimeve të paligjshme në hapësirat publike dhe zonat e gjelbëruara. Ata kanë njoftuar se kanë shqiptuar gjobë 100 euro për parkim të automjetit në hapësirë të dedikuar për gjelbërim, duke dëmtuar ambientin e përbashkët të qytetarëve. “Hapësirat e gjelbra nuk janë parking. Ato…

Lajme

23/05/2026 08:59

Inspektorati i Kryeqytetit ka njoftuar se po vazhdojnë kontrollet në terren ndaj parkimeve të paligjshme në hapësirat publike dhe zonat e gjelbëruara.

Ata kanë njoftuar se kanë shqiptuar gjobë 100 euro për parkim të automjetit në hapësirë të dedikuar për gjelbërim, duke dëmtuar ambientin e përbashkët të qytetarëve.

“Hapësirat e gjelbra nuk janë parking. Ato janë për qytetarët, për lagjet dhe për një kryeqytet më të pastër e më të jetueshëm. Nuk do të ketë tolerim për shkelësit”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: