Inside Llewyn Davis
Vëllezërit Coen na japin një rrëfim për vuajtjet e pashpërblyera në altarin e artit.

ShowBiz
Kur vëllezërit Coen morën vendim ta bëjnë një film për skenën e muzikës folk në Greenwich Village të New Yorkut në vitet e 1960’ta – ata e kishin seriozisht këtë punë.
Jo vetëm që u përkujdesën për imazhet dhe tingujt, por, si tërësi, Inside Llewyn Davis ia del t’ju përfshijë plotësisht në të përjetuarit e tij.
Llewyn Davis (luajtur nga Oscar Isaac) është muzikant fiksional (ndonëse ka ngjashmëri me folk këngëtarin Dave Van Ronk 1936-2002), karriera e të cilit shkon paralelisht më atë të Bob Dylan, përveç pjesës së suksesit.
Isaac i performon vetë këngët, kurse muzika është mbresëlënëse.
Ai nuk është burrë i mirë. E vjedh shokun e tij profesor dhe ia humb macen, e ofendon familjen e partnerit të tij që ka bërë vetëvrasje, dhe e lë shtatzënë gruan e mikut të tij që po ashtu është folk këngëtar.
Zakonisht, vuajtjet e artistëve në filma në fund shpërblehen me sukses.
Talentet e mëdha mund të fitojnë famë dhe para, por individi mesatar punon tërë jetën për të ardhur në një përfundim të mjerë.
Vëllezërit Coen na japin një rrëfim për vuajtjet e pashpërblyera në altarin e artit.
Dhe kjo është një metaforë për vetë ekzistencën.
A.M.
Traileri i Inside Llewyn Davis.