Iniesta: Barcelona mund të mposht Realin në “El Clasico” dhe të fitojë La Liga-në

Ish mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta për ESPN ka folur para "El Clasicos" së radhës.

Sport

18/10/2021 18:23

Katalunasit kanë mposhtur Valencian dje me rezultat 3 – 1, derisa renditën në pozitën e shtatë në tabelë, pesë pikë prapa Real Sociedadit, transmeton lajmi.net.

Në ndeshjen e radhës, Barcelona do përballet me Realin derisa Iniesta beson se mund që blaugranasit të dalin me pikët e plota.

“Mendoj që tifozët e Barcelonës janë gjithmonë optimist, edhe më shumë për Clasicon. Ata do shikojnë ndeshjen e radhës, skuadra e tyre duke luajtur mirë dhe të fitojmë”.

“Barcelona kanë skuadër për të fituar Clasicon dhe La Liga. Shpresoj që ata të luajnë mirë dhe të fitojnë tre pikët”, deklaroi ai.

Ndërkohë, përballja më e zjarrtë do zhvillohet në “Camp Nou” të dielën e radhës./Lajmi.net/