India ndërton rrugë nga mbetjet e plastikës

India është duke ndërtuar rrugë nga mbetjet plastike, të cilat janë më rezistuese ndaj përmbytjeve dhe temperaturave të larta.

Fun

12/12/2019 23:17

Forumi ekonomik botëror ka shpjeguar se duke përdorur plastikë të ricikluar njëherësh zvogëlohet ndotja dhe krijohen vende të reja pune.

Shishet e plastikës dhe kuti bombolash shtypen me makinë dhe shiten te ndërmarrjet e ndërtimit të rrugëve.

Rrugët e ndërtuara në këtë mënyrë janë më të qëndrueshme ndaj vërshimeve dhe temperaturave ekstreme, transmeton lajmi.net.

Ndryshe, në Indi ka më shumë se 33.700 kilometra rrugë të bëra nga plastika e ricikluar dhe ndërtimi i këtyre rrugëve është bërë prioritet për autoritetet vendore. /Lajmi.net/

https://www.facebook.com/worldeconomicforum/videos/1031178677233383/