Incidenti ndaj Cityt, Federata Angleze i ngrit akuzë Arsenalit

Fundjava e së shtunës së kaluar mes Arenalit dhe Cityt u përcoll me ngjarje të shumta brenda 90 minutave.

Sport

05/01/2022 12:37

Citizens arritën të fitojnë në kohën shtesë me rezultat 2-1, duke e përmbysur rezultatin e disavantazhit të pjesës së parë.

Kartoni i kuq i mbrojtësit të Arsenalit, Gabriel Magalhaes i lehtësoi punë skuadrës mysafire duke e marrë dominimin e plotë në ndeshje, për t’i ndëshkuar ata në fund të ndeshjes me një gol të Rodrit.

Ishte pikërisht ky karton i kuq, që duket se Arsenalit mund t’i kushtojë edhe më tepër.

Tani është konfirmuar se Arsenali është goditur me një akuzë nga FA, në lidhje me minutën e 59-të, për dështimin për të kontrolluar lojtarët e tyre gjatë humbjes nga Manchester City në Premier League. Kjo ka të bëjë me reagimin e lojtarëve ndaj kartonit të kuq të Gabrielit.

Sipas FA, Arsenali ka afat deri të premten (7 janar) për t’iu përgjigjur akuzës.

/Lajmi.net/