Incidente në derbin mes Llapit dhe Dritës, ndërpritet ndeshja për disa minuta
Është ndërprerë për pesë minuta ndeshja derbi e kësaj xhiro në Superligën e Kosovës mes Llapit si vendas dhe Dritas.
Sport
Janë tifozët e Llapit që kanë hedhur gjësende në fushë pas përmbysjes së rezultatit nga 1:0 në 1:2 nga skuadra lidere e Dritas.
Gjithë ky reagim i tyre vjen pas qarkullimit të disa lajmeve sot se Llapi do t’ia lëshojë ndeshjen Dritës, për ta ndihmuar në arritjen e titullit të kampionit.
Pas konsultimeve me gjyqtarët dhe delegatin e ndeshjes, Genz Nuza ka vendosur ta vazhdojë ndeshjen pas ndërprerjes prej pesë minutave./Lajmi.net/