Incident i rëndë në Gjilan: Personi pëson djegie nga rryma, dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë
Një person është dërguar në gjendje të rëndë sot në Qendrën Emergjente të QKUK-së pasi i njëjti ka rënë në kontakt me rrymën. Lajmin për lajmi.net, e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës, Naser Syla i cili tha se i njëjti është transferuar në Klinikën e Mjekimit Intensiv Qendror. “Është sjellë nga spitali i Gjilanit, gjendje…

Lajme
Një person është dërguar në gjendje të rëndë sot në Qendrën Emergjente të QKUK-së pasi i njëjti ka rënë në kontakt me rrymën.
Lajmin për lajmi.net, e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës, Naser Syla i cili tha se i njëjti është transferuar në Klinikën e Mjekimit Intensiv Qendror.
“Është sjellë nga spitali i Gjilanit, gjendje shumë e rëndë, pas intervenimit nga ekipet e anestezionit, kirurgjisë plastike dhe urologjisë, pacienti është transferuar në MIQ për trajtim të mëtutjeshëm. Gjendja shumë e rëndë dhe jo stabile.”, u shpreh ai.