Imami Gej
Imami Daayiee Abdullah është gej. Dhe vazhdon ta bëjë punë e tij në Washington, D.C. Puna e parë e tij si Imam kishte qenë shërbesa fetare për një mysliman gej të vdekur nga AIDS.
Lajme
Ai ka qenë i dënuar nga liderët tjerë myslimanë dhe disa imamë lokalë kanë refuzuar madje edhe ta përshëndesin. Por, Imami Daayiee Abdullah – i cili besohet të jetë i vetmi Imam që ka folur publikisht se është gej – është krenar për historinë e tij.
Ai është lindur dhe rritur në Detroit, ku prindërit e tij ishin baptistë jugorë. Në moshën 15 vjeçare, ai erdhi te ta. Në moshën 33 vjeçare, përderisa studionte në Kinë, Abdullah u konvertua në Islam, dhe filloi studimet fetare në Egjipt, Jordani dhe Siri. Por, si gej në Amerikë, ai pa që myslimanët lesbike, gej, biseksualë dhe transseksualë kanë nevoja shpirtërore të papërmbushura prandaj u bë Imam për të ofruar mbështetje për bashkësinë.
“Nganjëherë domosdoshmëria është nëna e invencionit. Dhe domosdoshmëria në komunitetin tonë është arsyeja pse mora këtë rol të veçantë”, ka thënë ai në shown America Tonight duke folur për udhëtimin e tij.
Puna e tij e parë si imam? Kryerja e riteve të varrimit për një mysliman gej i cili vdiq nga AIDS.
“Ata kishin kontaktuar një numër imamësh, dhe asnjëri nuk shkonte për t’i dhënë shërbimet e fundit xhenazes”, tha ai. Kjo i kishte shkaktuar dhimbje atij.
“Unë besoj se çdo njeri, pavarësisht se a pajtohem me ty apo jo, ka të drejtën si mysliman për ta pasur rite të mirëfillta shpirtërore. Dhe kushdo që të gjykon, ky do të jetë vendimi i Allahut, jo i imi”.
“Gjëja e mirë me Zotin është që kur ndryshoni qëndrim dhe thoni “Zot, dua pak ndihmë”, dhe e them këtë sinqerisht, Zoti është gjithmonë aty për t’u ndihmuar”, u tha Abdullah besimtarëve një natë gjatë lutjes së rregullt në Xhaminë e Dritës së Reformës në Washington. D.C.
Ai shërben si Imam dhe drejtor edukimi i xhamisë, të cilën e ndihmoi që të themelohet para më shuam se dy viteve për të qenë hapësirë e sigurt për vlerat dhe praktikumet të cilat xhamitë tjera mund edhe t’i evitojnë.
Gjatë shërbesave të tij fetare, burrat dhe gratë ulen krah njëri-tjetrit dhe gratë lejohen të dalin para burrave- veprime që kanë ngjallur kundërshti madje edhe mes myslimanëve amerikanë.
“Ne nuk i kufizojmë njerëzit për shkak të gjinisë apo orientimit të tyre seksual, apo nga aspekti i tyre i veçantë i të qenit apo jo mysliman. Ata janë këtu për t’u lutur”, tha ai për America Tonight.
Dhe Abdullah ka shpresë se mesazhi që ai punon për ta shpërndarë do të vazhdojë të mbizotërojë. “Është raporti ynë me Zotin dhe raporti ynë me të njëri- tjetrin që krijon besimin tonë”.