Imamët e BIK-ut, lidhje me organizata të dyshuara për terrorizëm

Bashkësia Islame e Kosovës ka bashkëpunuar me organizata “Humanitare”, të cilat dyshohet që kanë lidhje me terrorizmin. 

Lajme

26/09/2014 09:26

Shumica e këtyre organizatave vijnë nga Arabia Saudite, vend ku i kanë kryer studimet imamët “bashkëpunëtorë”, shkruan Koha Ditore.

Sipas kësaj gazete, imamët Enisa Rama, Eroll Rexhepi, Musli Arifaj, Ekrem Avdiu, Shefqet Krasniqi, të diplomuar në Arabinë Saudite, kanë bashkëpunuar me këto organizata të dyshimta terroriste.

Sipas një dokumenti që e posedon gazeta Koha Ditore, me titull “Kalifati në Evropë po vjen, kërcënimi i islamit radikal në Evropë dhe Perëndimi, i përgatitur nga drejtori i Institutit “Balkananalysis”, imamët  ka qenë të lidhur ngushtë dhe kanë punuar për disa organizata të dyshimta, disa prej të cilave janë të idhura edhe me organizatën Al Qaeda.

 Imami Musli Arifaj ka punuar për organizatën Komisioni i Përbashkët Saudit i Ndihmave për Kosovë dhe Çeçeni, e cila në raportet ndërkombëtare dyshohet si organizatë terroriste; pastaj Ekrem Avdiu ka lidhje me “të vjetra” me menaxherin e organizatës “Zenica” të Bosnjes, e cila është themeluar nga një organizatë radikale e Kuvajtit dhe që ka lidhje me Al Qaedan; Enis Rama ka punuar për Peace TV, pronari i së cilës është indiani Zakir Naik, të cilit i është ndaluar hyrja në shumë shtete të botës për shkak se është vlerësuar se me ligjëratat e tij nxit terrorizmin, shkruan ndër të tjera Koha Ditore.