IHK: Erëra dhe reshje të fuqishme në Podujevë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka konfirmuar se sot në lindje dhe verilindje të Podujevës ka pasur zhvillim enorm të vranësirave të cilat si pasojë e uljes së presionit atmosferik dhe ndryshimit të fushave termike, janë krijuar kushte që në këtë pjesë të ketë erëra të fuqishme të cilat janë shoqëruar me reshje breshëri dhe shiu të intensitetit të lartë.

Lajme

14/06/2016 23:47

 

Këto reshje kanë përfshirë një pjesë të qytetit të Podujevës dhe fshatrat Merdar, Shtedin , Ballovc, Lladovc, Sveçel dhe Shajkovc.

Reshjet e breshëritë janë shoqëruar me erëra të fuqishme dhe shkarkime rrufesh. Kohëzgjatja e këtyre reshjeve ishte nga 15-20 minuta. Sasia e dëmeve në kulturat bujqësore janë të konsiderueshme