IHF refuzon Kosovën

Federata botërore e hendbollit (IHF) ka refuzuar kërkesën e Federatës së Hendbollit të Kosovën (FHK) për pranim me të drejta të plota. Federata Serbe e Hendbollit (RSS) ka publikuar një komunikatë duke njoftuar se përfaqësuesit e FHK-së gjatë kongresit në Doha janë munduar që “të fitojnë të drejtën e anëtarësimit të plot në IHF”. “Pas…

Sport

26/10/2013 16:45

Federata botërore e hendbollit (IHF) ka refuzuar kërkesën e Federatës së Hendbollit të Kosovën (FHK) për pranim me të drejta të plota.

Federata Serbe e Hendbollit (RSS) ka publikuar një komunikatë duke njoftuar se përfaqësuesit e FHK-së gjatë kongresit në Doha janë munduar që “të fitojnë të drejtën e anëtarësimit të plot në IHF”.

“Pas diskutimeve ku kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Serbisë, Shqipërisë, Kosovës dhe presidenti i IHF-së, Hasan Mustafa, dhe presidenti i EHF-së, Zan Brio, u refuzua kërkesa e Kosovës. Pala kosovare shtroi presion ndaj delegatëve, të cilët e vërejtën këtë dhe reaguan ashtu si duhet”, thuhet në komunikatën e RSS-së.